Punonjësit e Gardës kanë gjetur nëpër çantat e deputeteve, vezë e domate
Garda e Republikës ka kontrolluar sot rreptësisht të gjtihë deputetët e kuvendit me qëllim shmangjen e një skenari si ai i kuvendit të Prishtinës. Oficerët e Gardës kanë kontrolluar të gjithë deputetët e Kuvendit në hyrje të selisë ku mbahen seancat parlamentare nga frika se deputetët e opozitës mund të sjellin në sallën e kuvendit gaz lotsjellës. Punonjësit e Gardës kanë gjetur nëpër çantat e deputeteve, vezë e domate. Me sa duket ishte planifikuar që ato të hidheshin mbi qeverinë.
Me sa duket ka pasur sinjale se një skenar si ai i opozitës kosovare do të zbatohet sot në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike. PD ka paralajmëruar sot bllokimin e Kuvendin kundër kthimit në kuvend të deputetit Armando Prenga, i cili u arrestua pak muaj më parë për plagosje me armë. PD ka kthyer sërish debatin për dekriminalizimin dhe sot nis aksionin me tentativën për bllokimine parlamentit. Ndërkohë, deputeti për të cilëin është organizuar skenari I bllokimit të parlamentit ka shpallur bvendimione tij për tu tërhequr nga punimete Kuvendit deri në momentin që do të marrë vendimin përfundimtar nga drejtësia për akuzat që rëndtojnë ndaj tij.