Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e ish-kryepolicit Artan Cuku, ndërsa aktualisht të shoqëruar për këtë hetim janë vetëm 4 shtetas të ndaluar 2 ditë më parë.
Sipas burimeve nga ky grup, numri i madh i telefonatave pas shpërblimit të vënë dhe videos së publikuar ka ndihmuar hetuesit të ndërtojnë një identikit më të qartë të autorit.
Hetuesit kanë përjashtuar deri në këto momente pistën e një vrasësi të ardhur nga jashtë shtetit pasi sipas dëshmive dhe pamjeve filmike, vrasësi e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme Artan Cukun 3 javë para se ta ekzekutonte.
Në sitën e hetuesve pista për të cilën janë mbledhur më shumë të dhëna është ajo e një vrasje për shkak të karrierës së tij në polici .