Në festën e Pashkëve, Papa Françesku u kërkoi katolikëve të botës të mos injorojnë vuajtjet e emigrantëve, të të vobektëve e personave që janë më të cënueshëm se të tjerët.
Nga bazilika e Shën Pjetrit, ku mbajti në mesnatë meshën e Pashkës, Ati i Shenjë ritregoi rrëfenjën biblike të nënës së Jezuit, Shën Mërisë dhe Maria Magdalenës, e kujtoi dhimbjen e thellë të tyre ndërsa vizitonin varrin pas kryqëzimit.
“Nëse përpiqemi ta imagjinojmë atë skenë do të shohim shumë fytyra të tjera në fytyrat e atyre grave; do të shohim fytyrën e nënave dhe gjysheve, do të shohim dhe ato të fëmijëve e të rinjve që mbajnë mbi shpatullat e tyre barrën e rëndë të padrejtësisë dhe brutalitetit. Do të shohim të reflektuar ata që ecin rrugëve të qyteteve tona, e ndiejnë dhimbjen e varfërisë së skajshme, pikëllimin që sjell shfrytëzimi dhe trafikimi njerëzor”, tha Papa Françesku.
Periudhën përpara Pashkëve, Françesku e përdori për të parashtruar vizionin e tij të shërbimit ndaj nevojtarëve.