Policia e Vlorës ka parandaluar një krim brenda familjes, duke arritur të arrestojë autorin e ngjarjes.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Qeriman Maraj, 33 vjeç, nga Vlora, të cilit i janë kapur në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, së bashku me një krëhër dhe 15 fishekë të kalibrit 9 mm.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, në prani të dy fëmijëve të mitur, të cilët shtetësja e sipërpërmendur i ka nga një martesë tjetër.