Mbërritin në Tiranë, senatori amerikan, John McCain ku u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.
Gjatë bashkëbisedimit me senatorin, Kodheli e njohu atë me progresin e vendit tonë në fushën e mbrojtjes dhe rolin që luan Shqipëria si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, e në veçanti ISIS.
Para vizitës në Tiranë, senatori McCain u ndal në Beograd dhe Prishtinë. Në Serbi ai bëri apel për dialog me shqiptarët, ndërsa në Kosovë porosia kryesore ishte ajo për ushtrinë.
“Ushtria duhet të ngrihet vetëm përmes ndryshimeve të Kushtetutës”, tha ai.