Të martosh një serb me një shqiptare për 6 mijë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të martosh një serb me një shqiptare për 6 mijë euro

20:34 | 13/04/2017
në Shqiperi
0

Gordana Hajkoja, me origjinë nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë.

Media serbe telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë, të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t’u martuar me shqiptare.

“Më herët kam pasur më tepër kohë dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet”­, tregon Gordana.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Së pari, njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5­6, të cilat i pëlqejnë më shumë në shikim të parë. Pastaj mbushin një formular mbi gjendjen e tij pronësore, a ka qenë i martuar, a ka fëmijë, më pas mundësohet udhëtimi në Shqipëri, ku vizitohen vajzat. Kur dhëndri vendos për njërën, realizohet takimi me familjen e saj, ku përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses.

“Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit, atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të. Shpesh vjen deri te ngritja e zërit, sidomos kur babai garanton për virgjërinë e nuses, e më vonë dhëndri deklaron se ajo megjithatë nuk ishte, dhe jo rrallë shkaktohet kaos”, tregon Gordana.

Çmimet e shërbimeve të agjencisë vijojnë prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij ekonomike, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim. Të gjithë tentojnë që të kryejnë punë sa më shpejt, sepse për çdo takim shtesë çmimi rritet për 200 euro.

“Në Shqipëri, nëse vajza nuk është e martuar, nuk studion, e është mbi 20 vjeç, rrethi i saj e trajton sikur “asaj i ka kaluar koha” dhe askush nuk e do më. Gjithashtu për shqiptaret nuk ka problem diferenca në moshë, me rëndësi është që dhëndri të jetë i pasur dhe të respektojë gruan”­ thotë shqiptarja, përcjell gazeta “Metro”. Nëse vajza në shikim të parë është e kënaqur me dhëndrin, atëherë shkohet te ai “për të vërtetuar ato që ai ka deklaruar” dhe të konstatohet e gjithë ajo që është shkruar në formular. Shpenzimet e udhëtimit i heq dhëndri.

“Kanë ndodhur disa situata të pakëndshme. E mbaj mend, kur nusja është ankuar në burrin se është alkolist dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, sepse burri e ka keqtrajtuar e në një rast tjetër ajo nuk e ka parë fare burrin, sepse ai e ka mbyllur atë në stallë me lopë dhe kështu ajo e shkreta edhe e ka kaluar natën aty. Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61 vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se përmes njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19 vjeçe të virgjër dhe është martuar me të”,­ tregon më tej Gordana.

Në Rashkë ka rreth 300 nuse shqiptare e në një rast, kur është martuar shoqja e Gordanës, në dasmën e saj në Shkodër kanë ardhur 200 djem nga Nova Varoshi si shokë të dhëndrit, por synimi i tyre ishte për të gjetur ndonjë vajzë shqiptare.

Etiketa: 6 mije euroGordana HajkojamartesaNova VaroshiRashkëserbet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dashuri në kohërat e kolerës… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Dashuri në kohërat e kolerës… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com