Lenka Çuko: Si arrita ta vjel shpejt pambukun me të dyja duart…. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lenka Çuko: Si arrita ta vjel shpejt pambukun me të dyja duart….

20:35 | 13/04/2017
në Uncategorized
0

Si nisi karriera e anëtares së Byrosë Politike në fushat e pambukut në Lushnje pasi kishte lexuar revistën “Kolkoziani Sovjetik”… për të mbërritur në krah të diktatorit Enver Hoxha.

Lenka Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës. Ishte anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo erdhi në këtë post në vitin 1971 pas “suksesit në arat e pambukut” në Lushnje. Falë këtij “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971 erdhi në Tiranë si anëtare e KQ dhe e Byrosë politike të PPSH-së.

Shkrimi që botohet më poshtë është marrë nga mediat e kohës dhe flet për nisjen e karrierës politike të shoqes Lenka në arat e pambukut, pasi kishte arritur me sukses të përvetësonte metodën e heroinës së punës socialiste në Azerbajxhan. Vjelja e pambukut me dy duar do të ishte zanafilla e shkëlqimit në karrierë të shoqes Lenka. Është një nga ato historitë që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës si kjo e  “vjeljes me dy duar të pambukut”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Lenka vazhdon e shijon investimin e saj fillestar në fushat e Lushnjes, sepse merr pension special pasi dekoratat e kohës së diktaturës ia njeh edhe qeverisja aktuale. Ndërkohë fëmijët e saj janë të suksesshëm si ajo. Dhëndri i Lenkës, ka pak javë që është emëruar ambasador nga qeveria Rama. Me siguri edhe familjarët e tjerë të saj janë po kaq të akomoduar në qeverinë e socialistëve. Ndaj dhe për Lenkën ia ka vlejtur të lodhej për të mësuar tek revista “Kolkoziani Sovjetik”,  se si vilej me dy duar pambuku…Më poshtë botojmë një artikull për kooperativisten e dallurar, shoqja Lenka, në revistën “Bujqësia Socialiste” e vitit 1968.

Koopertavistja e dalluar Lenka Çuko vjel 80 kg pambuk në ditë

Kooperativistja e dalluar Lenka Çuko, e kooperativës bujqësore të Fierit Ri në rrethin e Lushnjes, ishte nga të parat që vuri në zbatim këtë vit metodën e përparuar sovjetike të dy herë heroinës së punës socialiste, Bastia Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me të dyja duart.

Këtë metodë, Lenka e mësoi në revistën “Kolkoziani Sovjetik”. Ditën e parë të vjeljes ajo nga 25 kg, pambuk që e kishte normën ditore, arriti të vjelë 32 kg. Ajo i kushtoi një kujdes më të madh gjatë vjeljes dhe ndarjes së prodhimit në kualitete të ndryshme: kështu ajo bëri përparëse me xhepa për të ndarë prodhimin dhe për të zgjedhur kualitetin e parë dhe të dytë.

Herën e parë, tregon Lenka Çuko, me gjajti e vështirë vjelja e shpejtë, pasi për të mbledhur shumë pambuk duhej të mos shikonja përparësen, por të mësonja  duart që prodhimi të shkonte në xhepin e caktuar. Dhe unë u mundova që të mos shikonja në xhep dhe të tejkaloja normën sa më shumë. Brenda nji jave duke vjelë çdo ditë dilte sipas metodës së Baslla Bagirovës, Lenka arriti të vjelë nga 25 kg. që e kishte normën ditore 45 kg, pambuk.

Por ajo nuk qëndroi me kaq ajo u mundua që të arrijë deri në 60 kg. pambuk brenda 8-orëshit, edhe këtij qëllimi, kooperativistja Lenka Çuko ia arriti me sukses.

Me ardhjen e kolkozianës së shquar të Azerbajxhanit, dy herë heroinë e punës socilaiste, shoqaja Basila Bagirova, Lenka Çuko u interesua shumë për të mësuar teknikën e vjeljes së mikeshës sovjetike. Këshillat e Bastila Bagirovës i vlejtën shumë kooperativkës së dallur të Fierit të Ri.

Ajo pasi vuri kujdes që të përvetësonte teknkinë e shpejtë të  pambukut, ka arritur të vjelë gjërë sot 80 kg pambuk në ditë. Sa herë që të bisedosh me Lenkën për BS ajo shpreh dashurinë e pakufishme që ndjen për BS(Bashkimin Sovjetik) dhe për Stalinin e madh, të cilët e ndihmojnë bujarisht popullin tonë për ndërtimin e bazave të socializmit.

Lenka mëson dhe kooperativistet e tjera për të vjelë pambuk me dy duart. Ajo është angazhuar me rastin e muajit të miqësisë Shqiptaro-Sovjetike dhe për nder të dhjetëvjetorit të Partisë sonë heroike që të arrojë të vjelë 1 kv pambuk në ditë.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Nishani: Situata politike kritike, të krijohet klima e dialogut mes palëve

Nishani: Situata politike kritike, të krijohet klima e dialogut mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com