Ish-kandidati presidencial amerikan, kryetari i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, John McCein do të vizitojë Shqipërinë ditën e premte.
Lajmi bëhet i ditur nga burime diplomatike, që konfirmojnë se në axhendën e senatorit përfshihen një sërë takimesh me presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozitës Basha, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.
McCain vjen në Tiranë për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë për çështjet e sigurisë dhe për luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si edhe për partneritetin me Shtetet e Bashkuara.