Eurodeputeti Eduard Kukan tha se po të kishte mundësi të mbyllte në një dhomë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike.
Gjatë një interviste, Kukan theksoi se miratimi i reformës në drejtësi do të sjellë një situatë më të mirë demokratike.
“E kemi nxitur opozitën të votojë vettingun në të gjitha nivelet, s`ka funksionuar”, tha Kukan.
Kukan tha se bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë, ndërsa ka edhe një thirrje për qytetarët.
“Bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë. I bëjmë thirrje njerëzve të mos i lejojnë politikanet t`i përdorin për të nisur konflikte. BE ka institucione qe vëzhgojnë zgjedhjet, raportojnë dhe rekomandojnë. ODIHR do na thotë se do jenë për zgjedhje në Shqipëri. Na lini t`iu ndihmojmë”, tha Kukan.