Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore. Janë zhvilluar kontrolle në subjekte që tregtojnë mish që importohet, por edhe në biznese që tregtojnë mish që vjen nga tregu vendas.
Kontrollet janë fokusuar në markete, dyqane dhe çdo subjekt tjetër. Nga 880 inspektime, janë marrë masa gjobë dhe paralajmërim për 119 subjekte. Gjobat janë vendosur për mosplotësimin e kushteve higjieno-sanitare, për tregtimin jashtë kritereve të përcaktuara nga ligji, apo edhe për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu ndaj 8 subjekteve është marrë masa “Bllokim aktiviteti” për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. Janë sekuestruar 146 kg mish, të cilit i mungonte vula e thertores së liçensuar.