Meta i përgjigjet kryeministrit për “qeverinë e besimit, të pabesive”… përmes deklaratës së zyrtarit të LSI-së.
Anëtari i forumeve të larta drejtuese të LSI-së Dritan Ylli, i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të njerëzve të kryeministrit për “qeverinë e besimit, të pabesive”.
Sipas Dritan Yllit, pabesia më e madhe që kryeministri po demonstron sot në Shkodër, është se ai po iu thotë shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve, të kthehemi pas në histori e të bëjmë zgjedhje pa opozitën. Përmes një mesazhi në facebook, Dritan Ylli sqaron se në Shkodër e dinë më mirë se kudo tjetër, çfarë do të thotë zgjedhje pa opozitën, pra të totalitarizëm e çfarë është drejtësia apo padrejtësia.
“Dikush tha sot në Shkodër, që nuk duam “qeverinë e besimit, të pabesive”… Por, a ka pabesi me të madhe se të flasësh në Shkodër, djepin e demokracisë dhe të pluralizmit, me retorikë përjashtuese dhe arrogante?
A ka provokim me të idhët për shkodranët dhe gjithë shqiptarët të kërkosh të kthesh mbrapa historinë e të hysh në zgjedhje pa opozitën, pavarësisht emrit të forcës politike që përfaqëson atë? Në Shkodër e dinë më mirë se kudo tjetër, çdo të thotë drejtësi, pa pluralizëm, çdo të thotë drejtësi e njëanshme…
Sot, pas 27 vitesh pluralizëm, askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet e lira… Dhe natyrisht as nga drejtësia që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!”, shkruan zyrtari i LSI-së.