Juventusi, përveçse me forcën e Bajern Mynih, dje duhej të bënte llogaritë edhe me arbitrin britanik Atkinson.
Ky i fundit ka gabuar rëndë tek të dy golat e Bajernit të Mynihut, që duhet të anuloheshin.
Përveç kësaj, ai nuk dha një penallti kur ndeshja ishte 0-0 dhe Arturo Vidal preku qartësisht me dorë topin në zonën e tij.
Kjo ka bërë që mediat italiane të happen të gjitha me faktin se Juventusi u vodh në këtë ndeshje.
Kujtojmë që në golin e parë të Myler, Levandovski ka qenë në pozicion jashtë loje dhe i ka zënë rrezen Bufonit.
Ndërsa në golin e dytë të Roben, sërish Levandovski ka shkaktuar faull ndaj Bonuçit, që ishte i qartë.
Pavarësisht këtyre, në Itali janë optimistë se Juventusi mund të kualifikohet nëse luan si në pjesën e dytë.