Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka shprehur indinjatën e saj të thellë ndaj aktit terrorist të ndodhur sot në Stokholm, ku gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Ministri Bushati u shpreh i shokuar nga sulmi në Stockholm. Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Suedinë. Ngushëllime familjeve të viktimave.
Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në luftë kundër terrorizmit.
Ambasada e RSH-së në Stokholm po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e kryera nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.