Këshilltari i LSI Emiljano Aleksi është shprehur se deputetët e PS-së që akuzojnë LSI-në për tradhëti e bëjnë që Edi Rama t’i fusë në listat e zgjedhjeve për deputetë.
Me anë të një statusi në rrjetin social facebook Aleksi shkruan: “Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Nje Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë”.
Stausi i plotë i këshilltarit të LSI
Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.
Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhëti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.
Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.
Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Nje Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.
Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhash…Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu !