Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaruar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare një nga këshilltarët e tij kryesor, Steven Bannon.
Sipas mediave amerikane, vendimi i Trump ka ardhur pas kritikave që Trump ka marrë për rolin e e Bannon në pozicionin strategjik të Këshilltarit pranë Presidentit amerikan për çështe të Sigurisë Kombëtare.
Në Shqipëri ai u bë i njohur për shkak të portalit të tij, “Breitbart News” i cili publikoi një intervistë të kryetarit të PD, Lulzim Basha, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama. Në mediat pranë PD, media e Bannon u cilësua si portali pranë Trump dhe komentet e këtij portali u interpretuan edhe si qëndrim i presidentit amerikan.