Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së i ka bërë një thirrje të hapur LSI-së, lidhur me mundësinë e një koalicioni për një mandat të dytë.
Rama i është drejtuar LSI-së për një ftesë partneriteti ndërsa thotë se në të kundërt PS mund të bëjë shtet dhe vetëm.
“Pala jonë është e qartë, i takon LSI të vendosë pozicionin e saj në 4 vitet e ardhshme. Jemi në dikutime edhe me aleatë të tjerë, për 18 qershorin dhe jo thëellësinë e mëtejshme të reformave, sepse këto reforma mund ti bëjë vetgëm PS”. Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS. Jemi të nderuar për aleatët, por ato duhet të jenë krenarë që të jenë me ne për të bërë partneritet”, tha Rama.