Skënder Duka mjeku i Urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës është dhunuar nga disa persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mjeku pediatër është goditur nga familjarët e një fëmije të sëmurë. Mësohet se ai ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.