Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal nga ish-deputetit të PD-së, aktualisht kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi pas përplasjes së tij sot me policinë.
Vetë kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi ka publikuar një video flagrante i cili shpërthen në ofendime ndaj një oficeri të policisë.
Oficeri i policisë e ndaloi kreun e PD Lushnje, Murrizin në Tiranë, pasi e konstatoi pa rrip sigurimi, dhe i kërkoi dokumentet përkatëse, por Murrizi dëgjohet teksa shpërthen në ofendime ndaj tij dhe Policisë së Shtetit duke refuzuar t’i japë dokumentet.
“O plehrë i drogës, o fundërrinë, bastard me kapele”, kreu i PD Lushnje shpërthen ndaj oficerit të policisë.
Pas kësaj Murrizi nuk është mjaftuar me kaq por ka vijuar ofendimet në Facebook.