Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat.
Gjithashtu Veliaj, inspektoi parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës tha se me ritmin me të cilin po ecën puna, segmenti i parë prej afro 500 metrash do jetë gati në maj.
Ndërkaq kryebashkiaku ndoqi nga afër punën për vendosjen e ndriçimit në Bulevard, si dhe të shesheve, duke theksuar se do krijojë një ambient të qetë dhe komod për qytetarët.
Me tej ai tha se po punohet në mënyrë të veçantë me gjelbërimin në dy krahët e segmentit.