Antonio Konte duket se ka arritur marrëveshje me Çelsin, për të drejtuar klubin londinez duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane.
Sipas tyre, Konte ka qenë pak javë më parë në Londër dhe ka arritur një marrëveshje me presidentin Roman Abramoviç.
Konte duket se është bindur nga projekti afatgjatë i Çelsit dhe për këtë arsye pritet ta braktisë drejtimin e Kombëtares së Italisë.
Ai ka mposhtur kështu në garën për stolin e Çelsit, Diego Simeonen dhe Masimiliano Alegrin.
Marrëveshja mes Kontes dhe Çelsit mund të zyrtarizohet që në mars.