Reginald Kenneth Dwight njihet nga e gjithë bota si Sër Elton Hercules John. Ai ka mbushur plot 70 vjeç dhe këtë vit feston edhe 50 vjet sukses në muzikë. Me më shumë se 700 këngë dhe një karrierë të suksesshme, legjenda thotë se është ende i interesuar për të parë drejt të ardhmes, në atë që beson, në bashkëpunimet e tij dhe duke zbuluar punën e të tjerëve.
Për ditëlindjen e tij, Los Angeles ka organizuar një mbrëmje gala bamirësie ku ishin të ftuar Lady Gaga dhe shumë artistë të tjerë. Në këtë mbrëmjë Sër Elton John feston dhe 50 vjetorin e bashkëpunimit me poetin dhe muzikantin Bernie Taupin. Për këtë ai shprehet: “Kemi të njëjtin entuziazëm si ditën e parë. Këtë vit bëhen 50 vjet bashkëpunim artistik dhe është tronditëse, sepse mua më duket sikur jemi njohur dje.”
“Ndihem i lumtur të përdor popullaritetin tim për t’i kushtuar vëmendje padrejtësive në botë, dhe kërkoj të ndihmoj ku mundem. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e lumtur se sot” – ka thënë legjenda në ditën e tij të lindjes.