Taurus-Littrow është Lugina ku zbarkoi anija e parë hapësinore në Hënë “Apollo 17”. Falë Vodafone, Lugina Taurus-Littrow do të ketë stacionin e parë të rrjeteve celulare vitin e ardhshëm. Deri më sot diçka e tillë ka qenë e panevojshme sepse vizitori i fundit në këtë Luginë ka qenë në vitin 1972, një vit përpara se të shpikej telefoni celular.
Sistemet e Vodafone, që do të dërgohen në Hënë, do të jenë të bazuara në LTE dhe C-V2X, një shtojcë e LTE-së për makinat inteligjente të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën. Aktualisht Vodafone zotëron vetëm katër module C-V2X LTE, të mjaftueshme për misionin në Hënë.