Ish- kapiteni i kombëtares kuq e zi Lorik Cana ka shoqëruar skuadrën kombëtare në Palermo për përballjen e sotme me Italinë. Delegacioni kuq e zi ka vizituar ditën e sotme arbëreshët e Italisë në ditën e ndeshjes.
Pjesë e delegacionit ishte dhe Cana, i cili nuk i fshehu emocionet dhe vlerësimin për komunitetin që ka ruajtur traditat dhe gjuhën e paraardhësve prej afro 6 shekuj.
“Kam përshkruar emocionet e takimit ku shprehet se kam menduar disa herë të vija, duke qenë se jam edhe vetë i apasionuar me historinë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në jug të Italisë ku jetojnë shumë arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja.
Është diçka e jashtëzakonshme, që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur, traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni.
Është e jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që edhe t’i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet ’90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu“- ka shtuar ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana.