Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka prangosur dy efektivë të Komisariatit të Librazhdit, pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që u ishte caktuar mbikëqyrja.
Ndarja e territorit në zona është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Brendshme në luftën kundër kultivimit të hashashit.
Efektivëve të policisë dhe pushteti vendor u caktohen zona për të cilat duhet të kujdesen që të mos kultivohet bimë narkotike dhe nëse ndodh e kundërta duhet të reagojnë duke ndërhyrë, ose duke raportuar.