Banorë të komunitetit rom në Sarandë janë mbledhur sot në shenjë proteste para Bashkisë për të kërkuar vendstrehim.
Banorët shprehen se ambientet e ish-magazinës së grumbullimit në Sarandë në të cilin ata jetonin janë privatizuar duke i lënë pa vendbanim. Ata thonë se jetonin në këta ambiente prej 20 vitesh ndërsa tani nuk kanë vend ku të fusin kokat.
Bashkia e Sarandës në përgjigje të protestës tha se po mendohet për t’u gjetur një strehë rreth 30 familjeve rome.