Autoriteti i hapjes së Dosjeve publikon dokumente foto e fimlime të origjinës së stukrurës së egër komuniste që ndëshkoi mijëra shqiptarë. AIDSSH publikon disa platforma e rregullore të përdorura gjatë diktaturës komuniste
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSh), në funksion të realizimit të misionit te tij jo vetëm ligjor por edhe historik, meVendim Kolegjial publikon disa Platforma të Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme te diktaturës, si dhe një Rregulloretë Evidencës Operative te ketyre organeve.
Më 20 mars 1943 u krijua ish-Sigurimii Shtetit, nje instrument i diktaturës komuniste, dhe nisën të zhvillohen falangat e tij, të cilët kanë monitoruar, survejuar, ndëshkuar, internuar dhe burgosur njerëz që mendonin ndryshe, njerëz që kishin në zemër idealin e lirisë, një ëndërr për një jetë ndryshe dhe larg diktatit dhe kontrollit të Partisë-Shtet.
Sot pas 64 vjetësh, AIDSSh nisnjë proces hapjeje me publikun, me fakte, dokumente, foto, filmime,që pasqyrojnëkëtë veprimtari të errët, të keqorientuar, nëfunksion të mbajtjes me dhunë të pushtetit.
Sot, në këtë datë, AIDSSh ekspozon listën e Platformave mbi të cilat mbështetej veprimtaria e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe:
Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1977;
Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1985;
Rregullorja e Evidencës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1987;
AIDSSh po shqyrton dhe përpunon edhe dokumente të tjera, deri më sot të konsideruara si tepër sekret, që do të hedhin dritë mbi ish-Sigurimin dhe rolin e tij në jetën e shqiptarëve.Këto materiale do të bëhen publike nëpëmjet faqes zyrtare të këtij institucioni.
Publiku do të kuptojë ngakëto dokumenta të publikuara që ish Sigurimi ishte vecse njëvegël gjakatare, në duart e partisë-shtet, e cila i merrte orientimet nga PPSH; madje partia-shtet i caktonte jo vetëm objektin e punës por edhe subjektin.
Çdo i interesuar, duke u njohur me këto materiale, mëson dicka me shumë mbi rolin e Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës së Partisë-Shtet si dhe mënyrën e organizimit të tij, si për metodën e hartimit të dokumentacionit sekret e teper sekret, që përbën dhe materialin bazë të AIDSSh.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është i bindur se transparenca lufton mohimin e vuajtjeve, garanton demokracinë dhe mospërsëritjen e gabimeve të së shkuarës.