Furrat ilegale të prodhimit të gëlqeres në zonën e Krujës u shkatërruan sepse ato shkaktojnë një ndotje të madhe në mjedis, duke djegur gomat e automjeteve. Por banorët e zonës e injorojnë këtë fakt dhe thonë se ato furra janë të vetmet mundësi punësimi.
Përveç nivelit të lartë të ndotjes dhe dëmit në shëndetin e banorëve, ky fenomen krijonte edhe një panoramë aspak të këndshme që ofronte qyteti historik për turistët që e vizitonin atë. Ndërsa pronarët e furrave të gëlqeres bëjnë llogaritë për të ardhurat që duhet të sigurojnë për familjet e tyre.