Silvio Berluskoni kur vjen puna tek batutat, nuk e mban gojën.
Por, njësoj siç fyente Barack Obamën disa vite më parë, këtë gjë ka bërë edhe me sulmuesin e tij Mario Baloteli.
Ndërsa ka marrë pjesë në festimet e 30-vjetorit të drejtimit të Milanit, Berluskoni ka thënë se “Baloteli është një italian që është nxirrë shumë nga dielli”.
Më pas ai ka vijuar duke e vlerësuar si lojtar:
“Mario ka cilësi atletike të jashtëzakonshme. E shoh gjatë stërvitjes gati sa nuk shqyen rrjetën me gjuajtet e tij, plus që e kontrollon topin në mënyrë brilante. Në fushë e shoh jashtë pozicioni dhe i them, ‘Mario, dëshiron të fitosh? Duhet të shënojmë për të fituar dhe për këtë na duhesh afër portës’.”