Një aksident ka ndodhur ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e daljes së një makine nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në Elbasan, në unazën jugore të qytetit ku mjeti i drejtuar nga B.M., 39 vjeç ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë aksidentuar dy këmbësorë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Elbasanit. Aktualisht të aksidentuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.