Policia kufitare ka arrestuar një 23 vjeçar shqiptar ci cili u kap me 50 kg kanabis në Konitsa të Greqisë.
Policia greke bën me dije i riu ka hedhur çantat me kanabis nga makina, në përpjekje për t’u larguar.
Në dy çantat me drogë ishin 50 kg e 550 grama kanabis të papërpunuar, e cila ishte ndarë në 33 pako. Policia ka konfiskuar edhe një telefon celular.
Hetimi paraprak i rastit i është dërguar Departamentit të Narkotikëve të Janinës, ndërsa shqiptar i arrestuar është përpara prokurorit.