Paraditen e sotme kanë nisur homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol Baraj.
Homazhet po mbahen në hollin e Drejtorisë së Policisë së Shtetit nga ku drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ngushëlloi familjarët për humbjen e tyre dhe vlerësoi punën dhe kontributin e Barajt në policinë e shtetit.
Haki Çako: “Ka sakrifikuar gjithçka kur Shqipëria ishte në situata të jashtëzakonshme. Sokol Baraj dha të gjithë kontributin e vet në emër të policisë së shtetit ndaj edhe sot bëhen homazhe ndaj tij. Ngushëlloj familjen në këtë rast për ndarjen nga jeta para kohe të tij.”
Ish-zëvëndës ministri i Brendshëm, Sokol Baraj u nda nga jeta dje për shkak të një ataku në zemër në moshën 53 vjeçare.
http://27.al/humb-jeten-ish-zevendes-ministri-brendshem-sokol-baraj/