Paralajmërohet shtrenjtim i çmimit të banesave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërohet shtrenjtim i çmimit të banesave

13:30 | 21/02/2016
në Uncategorized
0

Aktorët e tregut pohojnë se apartamentet e reja do shtrenjtohen me rreth 15-30 për qind

Kushdo që ka në plan të blejë një apartament, sidomos në pallatet e reja në kryeqytet, duhet të nxitojë ta bëjë atë sa më shpejt, që të mos përballet me një surprizë të pakëndshme: çmime më të larta. Të gjithë aktorët e tregut pohojnë njëzëri se apartamentet e reja pritet të shtrenjtohen me rreth 15-30% për disa arsye, si p.sh., mungesa e lejeve të ndërtimit në qendër; rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë deri në 8%; kosto e shtuar nga mënyra si llogaritet pjesa që u jepet pronarëve të tokës; ulja e kateve; respektimi më i madh i standardeve të ndërtimit; rritjes së taksës mbi fitimet nga shitja e pasurisë së paluajtshme nga 10% në 15%, duke filluar nga 1 janari 2015, etj. Kjo do të thotë se në rast se një apartament pranë qendrës sot mund ta gjesh me 1000 euro për metër katror, në një periudhë afatmesme ai mund të shkojë deri në 1300 euro për metër katror.

Nëse deri në vitin 2008, kur çmimet e apartamenteve u dyfishuan brenda pak vitesh, kjo rritje erdhi më shumë nga kërkesa e lartë, tashmë faktorët që do të ndikojnë lidhen më shumë me koniunkturën e kostove, nga kahu i ofertës (ndërtuesve).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Si një faktor lehtësues për individët, situata është shumë e favorshme për të marrë kredi hipotekore. Interesat janë në nivelet e tyre minimale historike, ndërsa bankat kanë raportuar se për individët, standardet e kredisë do të vijojnë të lehtësohen, si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për kredinë konsumatore. Të gjithë njerëzit që jetojnë në kryeqytetin shqiptar me qira kërkojnë të blejnë një shtëpi, ndonëse agjencitë pohojnë se këto kërkesa nuk finalizohen me transaksione.

Si arsye mund të listojmë shumë: papunësia, të ardhurat e pakta, pamundësia e marrjes së një kredie nga paqëndrueshmëria financiare etj.

Madje, sipas tyre, nuk mungon as dëshira për të blerë një shtëpi të dytë, qoftë për investim. Por me sa duket, nga dëshira gjer në blerje, qëndron “një det i tërë”. Këtë vit, kërkesat për qira janë shtuar shumë, trend ky që do të vijojë, duke qenë se të gjitha ndërtimet e reja në kryeqytet “premtojnë” se do të sjellin çmime të kripura për xhepat e shqiptarëve.

Deada Hyka/ Monitor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Morali i lapërdhisë

Me nonë e motër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com