Ministri i Financeve, Arben Ahmetaj i shtohet listës së gjatë të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës që kanë firmosur peticionin për Vettingun.
Ahmetaj theksoi se Reforma në Drejtësi është nëna e të gjitha reformave dhe se kjo e fundit e çon Shqipërinë drejt BE-së.
Në një deklaratë para gazetarëve, ministri u shpreh që vetting-u dhe papunësia nuk janë çështje të ndara nga njëra-tjetra.
“Vettingu është njësh me ekonominë dhe rritjen e punësimit. Kembengulim se kjo është rruga e vetme. Opozita te gjejë arsenalin e vet, pushteti nuk merret ne tavoline, por vjen nëpërmjet votës.” -tha Ahmetaj.