Talenti shqiptar, 11 vjeçari Denis Ferraj merr firmën e Iniestas, Neymar, Rakitiç, Umtiti mbi flamurin kuq e zi.
Një djalë 11 vjeçar i quajtur Denis Ferraj duket se ka të gjitha premisat për të qenë një yll i ardhshëm i futbollit botëror. Pavarësisht suksesit së tij, ai duket se nuk e harron origjinën e familjes së tij. Me një ide shumë origjinale 11 vjeçari ka realizuar foto dhe video me yjet e klubit të futbollit të skuadrës së Barcelonës duke i firmosur mbi flamurin kuq e zi.
Denisi është lindur në Rimini në 13 Mars të vitit 2006 nga dy prindër shqiptar. Talenti për futboll ka spikatur tek ai që në moshë shumë të re. Në moshën 5-vjeçare ai është shpallur lojtari më i mirë i turneut në Cattolica, ndërsa në vitin 2014 është pjesë e ekipit të fëmijëve të Cezena dhe më vonë me Romën.
Aktualisht prej vitit 2016 Denisi luan në ekipin e fëmijëve të klubit të Barcelonës, ku ka patur mundësinë të takojë edhe yjet e kësaj skuadre.