Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se reforma në arsim do kohë për të dhënë rezultate, por sot mund të themi që kanë nisur të shfaqen rezultatet.
Në lidhje me problemin e mbingarkesës së klasave, Nikolla theksoi se është problem që vihet re në qytetet e mëdha, por që së bashku me bashkitë, po punohet për t’i dhënë zgjidhje sa më parë.
“E tregoi raporti “Pisa 2015”, po ashtu edhe kurrikula e re me standarde europiane për arsimin parauniversitar. Në të shkuarën injektoheshin mësues pa arsimin përkatës ose jashtë profilit. Ndërsa sot edhe tekstet janë më të mira. Ende nuk është zgjidhur në qytetet e mëdha, por bashkitë po punojnë për të adresuar problematikën e shkollave me dy turne”, u shpreh Lindita Nikolla.