Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës “Çamëria” Abaz Hado, ishte sot në Kosovë për të përkujtuar rënien e legjendës së UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Idrizi bëri homazhe në memorialin e Jasharëve më pas një vizit në kullën e tyre. Delegacioni i kryesuar nga Idrizi është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i shoqatës Çamëria për Kosovën, Nexhmi Muqiqi.
Para vizitës tek Jasharët, Idrizi dhe delagacioni që e shoqëronte, kanë bërë homazhe në varrin heroit, Shaban Polluzha, të cilin e kujtuan me krenari dhe e cilësuan si simbol i rezistencës ndaj armikut.