Para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare ka nisur Konferenca e kryetarëve për çështjet e rendit të ditës.
Në mbledhjen janë të pranishëm deputetët Ruçi, Rama, Braçe, Felaj dhe Doda. Opozita vijon me bojkotin.
Në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur dhe kryeministri Rama.
Partia Socialiste nuk do të paraqesë ende propozimet e saj pasi kanë vendosur të presin qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila nga ana e saj ka paralajmëruar bojkot të seancës parlamentare.
Gjatë seancës pritet që socialistët të votojnë projektvendimet e rendit të ditës dhe të presin për seancën e radhës qëndrimin e opozitës për të marrë pjesë në këtë komision.
Shanset për vettingun: PS-LSI pa emra. PDIU propozon Idrizin. PD bojkot