Diplomat false vijnë nga universitete Publike dhe privatë. Deputetë, ministra e zëvëndësministra, kryetarë komunash e bashkish, biznesmenë e zyrtarë të ndryshëm, pjanë paisur me këto diploma. Thirren për dëshmi në prokurori 15 pedagogët e pare.
Prej kohës kur u zbulua skandali i diplomimit false në Shqipëri, pasi një student italian ishte diplomuar pa ardhur asnjëherë në Shqipëri, nisi hetimi për rrjetin e trafikut të diplomave false në Universitet shqiptare, Publike e Private. Prokuroria ka nisur hetimet prej asaj kohe dhe tashmë ka disa rezultate konkrete. Janë të paktën 11 mijë diploma false që qarkullojnë në treg.
Burimet e “Telegraf” bëjnë me dije, se në skandalin e diplomave false janë të implikuar universitetet, shkollat e mesme dhe institutet e tjera që japin diploma dhe dëshmi të gjuhëve të huaja për të cilat organet e hetimit dhe Prokurorisë disponojnë të dhëna të plota, madje kanë grumbulluar prova duke verifikuar çdo hallkë të zinxhirit të abuzuesve me këto dokumente të rëndësisë të veçantë. Organet e Prokurorisë kanë nisur hetimet në shkallë të gjerë. Një ndër detajet e hetimit lidhet me personat që i kanë blerë këto diploma. Sips të dhënave të deritanishme rezulton se janë paisur me diploma false zyrtarë të lartë të shtetit si deputetë, ministra e zv/ministra, kryetarë komunash e bashkish, e deri tek biznesmenë. Prokuroria ka thirrur për të pyetur deri tani 15 petagogë që i përkasin një universiteti publik.