Kreu i opozitës Lulzim Basha është deklaruar po dialogut me një temë: qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershmenë.
Pak para takimit me zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila është shprehur kundër bojkotit të opozitës, Basha tha se qeveria teknike është kusht i patjetërsueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i hapur rrugë vettingut.
“Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, nuk ka pazar. Koha e pazarave politike në kurriz të qytetarëve ka marrë fund. Elita e korruptuar e republikës së vjetër duhet ta harrojë se ky shesh do të zbrazet pa arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.