Arben Rreli, i njohur si sipërmarrës në fushën e ndërtimit, është arrestuar sot nga agjentë të policisë së Tiranës
Arrestohet për ndërtim pa leje biznesmeni i ndërtimit, Arben Rreli. Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga biznesmenin pasi, sipas policisë, ai ishte duke ndërtuar pa leje një kompleks vilash në zonën e Farkës në Tiranë. Lajmin e bëjnë të ditur burime të Policisë së Tiranës.
Pak ditë më parë u arrestua një tjetër biznesmen për akuzën ndërtim të paligjshëm. Ishte biznesmi Seit Fishta i cili akuzohej për ndërtimin e 9 pallatave pa leje në Velipojë.