Presidenti i Landit të Hassen në Gjermani, Volker Bouffier tha se qëndrimi gjerman është i qartë, do të investohet kur të rritet siguria juridike.
Gjatë një konference me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Bouffier tha se reforma e gjyqësorit duhet të vazhdojë.
“Qëndrimi jonë është i qartë, do investohet në Shqiperi kur të rritet siguria juridike. Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, vijoni me reformimin e gjyqesorit. Jemi këtu për të ofruar vetëm punësim legal në Gjermani. Profilet e kërkuara janë ato me kualifikim profesional”, tha Presidenti i Landit të Hessen, Volker Bouffier.
“Të dhënat më të fundit nga autoritetet gjermane, Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani. Koha na dha të drejtë që vala e largimeve 2 vjet më parë ishte mashtrim. Tani punësimi është vetëm përmes kualifikimit dhe punësimit legal”, tha ministri Klosi.