Sipas kryetares së grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ish-Republika e Maqedonisë nuk është më e gjallë, ka vdekur, falë Presidentit Ivanov.
Në një deklaratë të shkurtër ajo thotë që shqiptarët ose duhet të shpallin mëvetësinë, ose të shkarkojnë kreun e shtetit Gjorgje Ivanov.
Më poshtë deklarata e saj e plotë:
Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti më i turpshëm në histori, Gjorgje Ivanov. Me një akt antikushtetues shpalli armik gjysmën e popullsisë së këtij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojnë të bashkëjetojnë 2000 vitet e ardhshme.
Sot, shqiptarët e ish-Republikës Jugoslllave të Maqedonisë kanë dy rrugë: ose sot shpallin mëvetësinë dhe ne të gjithë ndihmojmë me të gjitha mënyrat që ata ta sigurojnë atë, ose të shkarkojnë Presidentin e lig të laboratorit, ku po i shtrëngojnë të jetojnë.
Ne, shqiptaret kemi vetëm një mundësi mbijetese në këtë vend, ku na vuri Zoti dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks ta themi; të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin e të ecim bashkë drejt një shteti të vetëm…
Sepse, kemi veç një Atdhe!