Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në një takim me Kryeministrin e Landit gjerman të Hessen-it, Volker Bouffier, e konsideroi vizitën e tij në Shqipëri si shumë domethënëse për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e një prej Landeve më të zhvilluara të Gjermanisë.
Nishani e njohu gjithashtu Bouffier me reformat e gjithanshme të ndërmarra nga institucionet shqiptare.
“Përmbushja e saj me sukses varet nga transparenca dhe aplikimi i një standardi dhe jo e standarteve të dyfishta. Vetëm kështu mund të rritet besueshmëria mes palëve dhe të përmbushet reforma me sukses“, tha Nishani.
Bouffier shprehu gatishmërinë e Landit që drejton për të qenë aktiv në mbështetjen e zhvillimeve në Shqipëri, si dhe krijimin e një klime të përshtatshme për kapitalet, ekspertizën dhe investimet gjermane në Shqipëri.