Ministria e Bujqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara do të mundësojë ofrimin e ushqimeve të kontrolluara, falas për nxënësit në arsimin e detyruar.
Panariti nuk jep një faturë financiare të kësaj nisme, por e quan atë projektin më të rëndësishëm të institucionit që drejton.
“Synimi është të përfshijë të gjithë sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin. Ne do të identifikojmë të gjitha ato ferma e fabrika që garantojnë ushqim të shëndetshëm, për të shpërndarë falas, me subvencione të shtetit dhe të donatorëve, ushqim të mirëkontrolluar. Pas lançimit, ne hyjmë urgjentisht në fazën e ekzekutimit. Së bashku me Ministrinë e Arsimit do të zgjedhim shkollat për të nisur projektin pilot”, tha Edmond Panariti.