Presidenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, George Ivanov ka deklaruar se nuk do t’i japë mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re po nuk u rrëzua platforma e shqiptarëve.
Ivanov i kërkoi Zaevit ta hedh poshtë platformën, pasi sipas tij pranimi i platformës është i dënueshëm.
“I kërkova Zaevit ta hedh poshtë platformën; Pranimi i platformës nga jashtë është i dënueshëm. Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë Platformën dhe të mos imponojë zgjidhje. Çdo vendim i gabueshëm mundet të ketë pasoja për shtetin. Platforma shqiptare pengesë për mandatin“, mësohet se është shprehur ai në takimin me Zaev.