Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-drejtorin e Shkollës në Kozare të Kuçovës, Ajaz Ajazin i cili u arrestua për veprën penale të ngacmimit seksual.
Ndalimi i 63 vjeçarit u bë tre ditë më parë pas kallëzimit në polici nga prindërit e 3 vajzave, të cilat akuzojnë ish-drejtorin se i ka ngacmuar seksualisht edhe gjatë orëve të mësimit.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur 3 muajt e fundit.