Një 73-vjeçar ka përplasur me makinë 12 nxënës të një gjimnazi në Alabama të SHBA-së. CNN raporton se 4 prej të aksidentuarve janë në gjendje të rëndë.
Policia amerikane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilët mbeten të paqarta, pasi nga hetimet paraprake rezulton se 73-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka dhënë gaz makinës duke përplasur adoleshentë që ishin pjesë e paradës.
Raportohet se 73-vjeçari nuk rezulton të ketë qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike në momentin e aksidentit, duke ngritur dyshimet nëse bëhet fjalë për një aksident, apo për një akt të vetëdijshëm.