Një 52 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës të mbrëmbjes së djeshme në fshatin Llakatund të Vlorës.
Sipas policisë është qëlluar me disa plumba 52-vjeçari me inicialet P. S., kur ka qenë duke u kthyer me makinën tip “Benz” në banesën e tij. Pasi ka dëgjuar krismat, 52-vjeçari ka shpejtuar dhe ka arritur në banesën e tij.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat i cili kishte për qëlllim vrasjen e 52 vjeçarit. Ndërkohë po punohet për identifikimin e autorëve.