Një sasi eksplozivi e vendosur në një makinë ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në Fier, në lagjen “Kryengritja”.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur mjeti “BMË” me targë “AA 252 NM” ka qenë në lëvizje.
Pronari i mjetit, i identifikuar si Armando Sula, 34 vjeç ka mbetur i plagosur tek këmbët e tij dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonl të Fierit.
Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar të tjerë ndërkohë një grup i posaçëm i ngritur nga Drejtoria lokale e Policisë po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.