Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se industria e kanabisit është punësuesi më i madh në vend.
I ftuar në emisionin “Arena”, Boçi tha se industria e hashashit ka një netuwork të llahtarshëm. Nga prodhuesi, mbrojtësi, shitësi, mbrojtësi është shteti që merr kaparin e vet, 36%
“Ky netuwork sot është gati për t’u hedhur në betejën e radhës. Ka mbrojtje nga ministri i Brendshëm. Sot mban Roshin, përkrah Ndokën, e ka bërë kryetar të PS-së. Nga nxjerrë njerëz nga Parlamenti dhe sot i mban në dyert e partisë. Pse? Kjo tregon frikën e Ramës. Qenia në qeverisje është avantazh për të pasur zgjedhje, por qeverisja e mirë është avantazh. Pse Rama është i qetë? Pse thotë Rama kam 71? Ka rezultate konkrete. Prandaj dhe alarmi i ambasadorit është tejet i saktë. Nuk pashë asnjë gabim. Jo 2 mld por në pretendimin tim” tha Boçi.